Armenia tha të mërkurën se do të presë një stërvitje të përbashkët të ushtrisë me Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme, në një kohë të rritjes së tensionit ushtarak me Azerbajxhanin fqinj dhe tensioneve në marrëdhëniet e saj me Rusinë.
Ministria armene e Mbrojtjes deklaroi se qëllimi i stërvitjes 11-20 shtator “Eagle Partner 2023” ishte përgatitja e forcave të saj për të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, shkruan Reuters.
Një zëdhënës i ushtrisë amerikane u shpreh se 85 ushtarë amerikanë dhe 175 armenë do të marrin pjesë.
Ai tha se amerikanët – përfshirë anëtarët e Gardës Kombëtare të Kansasit, e cila ka një partneritet 20-vjeçar trajnimi me Armeninë – do të ishin të armatosur me pushkë dhe nuk do të përdornin armatim të rëndë./abcnews.al

