Armeni, lideri opozitar zgjidhet kryeministër

schedule20:40 - 8 Maj, 2018

schedule 20:40 - 8 Maj, 2018

Nikol Pashinyan është kryeministri i ri i Armenisë. Lideri i opozitës është zgjedhur në drejtim të qeverisë nga parlamenti, në një seancë të jashtëzakonshme. Pashinyan ishte kandidat i vetëm për kryeministër.

Ky zhvillim erdhi pas protestave të shumta dhe mosbindjes civile, të drejtuara pikërisht nga 42-vjeçari. Partia kundërshtare e tij, që ka mazhorancën në Kuvendin e Armenisë, njoftoi javën e kaluar se do të mbështeste çdo kandidaturë, që ka mbështetjen e një të tretave në Kuvend, ndërsa nuk paraqiti kandidat të vetin, në mënyrë që të gjendej një zgjidhje për krizën politike.

Menjëherë pas zgjedhjes, Pashinyan konfirmoi partneritetin ushtarak dhe bashkëpunimin strategjik me Rusinë. Ai shprehu vullnetin për të negociar me Azerbajxhanin, për gjetjen e një zgjidhje paqësore për një rajon të kontestuar mes dy vendeve./abcnews.al