Armë zjarri dhe municion luftarak, finalizohet operacioni në Elbasan, dy të arrestuar

schedule09:58 - 7 Nëntor, 2021

schedule 09:58 - 7 Nëntor, 2021

Dy persona janë arrestuar nga policia në Elbasan pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë,  1 shkop hekuri me hapje me mbishkrimin “Police Using” , dhe 24 tableta të dyshuar  metadon. Në pranga janë vënë Ardian Kaçaniku., 47 vjeç, dhe Edison Kaçaniku., 30 vjeç, banues në Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kalaja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për  Hetimin e  Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Seksioni i Forcës  Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Sekuestrohet një armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike.

Vihen në pranga dy shtetas.

Në kuadër të planit  të masave të hartuar nga DVP Elbasan,  për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale,  kapjen e personave në kërkim  dhe atyre që lëvizin me armë dhe lëndë narkotike, si rezultat i një hetimi 1-vjeçar, specialistët për Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme,  në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kalaja”.

Si rezultat i këtij operacionit u bë  ekzekutimi i masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, për shtetasit  Ardian Kaçaniku., 47 vjeç, dhe Edison Kaçaniku., 30 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A.K., u gjet dhe sekuestrua në cilësin e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë,  1 shkop hekuri me hapje me mbishkrimin “Police Using” , dhe 24 tableta të dyshuar  metadon.

Më parë , në kuadër të këtij procedimi penal, nga shërbimet e Policisë  janë sekuestruar  në cilësinë e provës materiale edhe  një sasi  lëndë narkotike e llojit heroinë e ndarë në doza dhe një 1 (një) armë zjarri pistoletë tip TT, me municion luftarak.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprat penale,  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim,  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia. /Abcnews.al