Armë pa leje dhe municion luftarak me vete, kapet 22 vjeçari në Tiranë

schedule12:40 - 12 Shtator, 2021

schedule 12:40 - 12 Shtator, 2021

Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është kapur me armë pa leje.

Policia bën me dije se 22-vjeçari, ka qenë me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Gjithashtu është sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 22-vjeçari.

22-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5,  në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestuan në kushtet e flagrancë shtetasin I. Gj., 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës të këtij shtetasi, sherbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!