“Armë gjahu dhe 2 thika me vete”, kapet në flagrancë 51-vjeçari

schedule09:33 - 15 Shkurt, 2020

schedule 09:33 - 15 Shkurt, 2020

Policia e Divjakës ka vënë në pranga një 51vjeçar i cili akuzohet për armëmbajtje pa lejë. I ndaluari është shtetasi N. P, 51 vjeç, banues në Muçias, 1 armë gjahu dhe 2 thika të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.

Divjakë:

Mbante pa leje armë gjahu dhe armë të ftohta, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Sekuestrohet 1 armë gjahu dhe 2 thika.

Në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, i gjetën  shtetasit N. P, 51 vjeç, banues në Muçias, 1 armë gjahu dhe 2 thika të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.

Në përfundim të veprimeve të kryera, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P për veprat penale “Mbajta pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë./abcnews.al