Mesditën e sotme, reperi i famshëm shqiptar Don Xhoni u ndalua nga policia pranë stadiumit të Prishtinës. Nga videoja që u publikua nga mediat kosovare, shihej teksa policia kontrollonte reperin dhe më pas makinën e tij Range Rover.
Policia ka njoftuar se brenda automjetit ku ndodhej reperi dhe shtetasi Festim Strumcaku, është gjetur një armë. “Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: -një armë të shkurtë – në karikatorë si dhe -6 fishekë.”, thuhet në njoftim.
LEXO EDHE: Dalin pamjet, reperi i famshëm shqiptar ndalohet nga policia
Policia shton se Strumcaku është dërguar për intervistim por më pas është lënë i lirë. “Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia. /abcnews.al



