Armani dhuron 1.25 milion euro për “luftën” kundër koronavirusit

schedule15:54 - 9 Mars, 2020

schedule 15:54 - 9 Mars, 2020

Giorgio Armani ka dhuruar 1.25 milion euro në disa spitale dhe institucione italiane, të cilat janë  të përfshira në luftën kundër përhapjes së koronavirusit në Itali.

Mediat e huaja shkruajnë se të parat që do të përfitojnë nga ky donacion janë spitalet Luigi Sacco e San Raffaele dhe Istituto dei Tumori në Milano, si edhe Istituto Lazzaro Spallanzani në Romë.

Gjithashtu një pjesë nga kjo shumë parash do të jepet edhe për aktivitetet e Mbrojtjes Civile për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Po ashtu disa kompani luksoze italiane kanë dhuruar donacione për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19 që ka shkaktuar krizë në Itali dhe në Kinë.

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global.

Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!