Laçi ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Egnatias në Kupë dhe më pas do të mendojnë edhe për përballjen e kampionatit ndaj Partizanit.
Sikurse u raportua edhe mbrëmë në emisionin “Pressing” në ABC, Armando Cungu vazhdon të jetë trajneri i kurbinasve. Vetë presidenti Pashk Laska e konfirmonte diçka të tillë dhe kjo u tha edhe nga gazetari dhe moderatori i emisionit, Gerti Çarçani.
Ditën e sotme diçka e tillë është konfirmuar. Abcnews.al mëson se Cungu ka dalë në stërvitje dhe ka drejtuar seancën stërvitore, sikurse zakonisht. Kështu zërat për një largim tijin mund të shuhen përfundimisht. /abcnews.al