Armando Broja pëson dëmtim, largohet nga stërvitja me këmbën në protezë dhe me mjet transporti

schedule11:38 - 15 Korrik, 2022

schedule 11:38 - 15 Korrik, 2022

Sulmuesi ynë kuqezi ka rezultuar i pafat në grumbullimin parasezonal të Chelseat në Los Angeles. Djaloshi i talentuar u bashkua me pjesën tjetër të ekipit para dy ditësh, më 13 korrik, por gjatë seancës stërvitore me ekipin, ai ka pësuar një dëmtim dhe nga pamjet duket këmba e tij e future në një protezë dhe largohet me mjet  trannsporti.

Chelsea nuk ka bërë ende ndonjë njoftim zyrtar për shkallën e dëmtimit, por një lajm i mirë nuk mund të jetë pasi Broja mbetet në merkato dhe nëse shkalla e dëmtimit do të jetë e rëndë, vlera e tij mund të bjerë dhe ndoshta nuk do të ketë më interes./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!