Transferimi i futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja nga Chelsea tek Ipswich Town është në prag të dështimit. Kjo u konfirmua nga gazetari Fabrizio Romano me një postim në “Facebook”.
Përkundër faktit se Broja kishte udhëtuar për të kryer vizitat mjekësore marrëveshja duket se ka dështuar, pasi aktorët e përfshirë në këtë transferim, po shqyrtojnë alternativa të tjera.
Nuk janë bërë të qarta ende shkaqet për prishjen e këtij transferimi. Ajo që dihet është se tashmë e ardhmja e Armando Brojës mbetet pezull.
Sulmuesi kuqezi ka në dispozicion vetëm 6 ditë kohë të gjejë një skuadër të re. Tashmë pritet të shihet se cilat do jenë zhvillimet e fundit rreth fatit të Armando Brojës.