Armando Broja i preferuari i klubit, Chelsea refuzon interesimin e Milanit

schedule15:01 - 14 Gusht, 2023

schedule 15:01 - 14 Gusht, 2023

Chelsea ka vendosur t’i thotë “JO” interesimit të Milanit për të nënshkruar me sulmuesin Armando Broja.

21-vjeçari shihet si pjesë e planeve të Mauricio Pochettinos, pavarësisht ndryshimeve rrënjësore të skuadrës së tij në “Stamford Bridge” këtë verë.

Milani kryeson listën e klubeve duke përfshirë West Hamin e interesuar për shqiptarin dhe dëshiron të sigurojë një marrëveshje huazimi me opsionin e blerjes përfundimtare pas një viti.

Megjithatë, Chelsea është i prirur të mbajë Brojën në “Stamford Bridge”, ndërsa ai është në prag të rikthimit të tij pas rikuperimit nga një dëmtim afatgjatë në gju i pësuar dhjetorin e kaluar.

“Blutë” e kanë refuzuar mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic, si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Romelu Lukaku dhe nuk pritet të nënshkruajnë me një sulmues qendror këtë verë.

Ata planifikojnë që Broja të konkurrojë me Nicolas Jackson për një vend startues./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!