Armand Duka zgjidhet sërish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

schedule14:33 - 5 Prill, 2023

schedule 14:33 - 5 Prill, 2023

President ii Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua këtë të mërkurë në Lisbonë, Portugali.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar kandidonte për këtë pozicion mes 11 kundërshtarëve për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Presidenti Duka u rendit në vendin e parë në vazë të votave, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federative të mëdha evropiane.

Mandati i anëtarëve të Komitetit Ekzekutvi të UEFA-së është 4-vjeçar. Ky është pa dyshim një sukses i madh jo vetëm për futbollin shqiptar, por për të gjithë Shqipërinë. Për herë të dytë, futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga Duka në qeverinë e futbollit evropian./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!