Arma “kërcet” edhe në Elbasan/ Arrestohet pas një ore autori, nuk ka të lënduar

schedule16:11 - 1 Mars, 2023

schedule 16:11 - 1 Mars, 2023

Një përplasja me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë edhe Belsh të Elbasanit.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skenderi, mëson se dy shoferë autobusësh janë grindur mës tyre, ndërsa njëri prej tyre ka përdorur armën.

Bëhet me dije se si pasojë e kësaj ngjarjeje nuk ka të lënduar.

Policia njofton se shtetasi A.D, 35 vjeç ka qëlluar ndaj shtetasit A.T. Autori është vënë pranga nga “blutë” një orë më pas.

Njoftimi i policisë:

Belsh

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. T., për arsye konkurrence, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, pas 1 orë ndekjeje, 35-vjeçari.

Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtonte shtetasi A. T.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të stacionit të Policisë Belsh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, pas një orë ndjekjeje, është bërë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 35 vjeç, banues në Belsh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që po drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence (të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus).

Vijojnë veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!