Në javën e dytë zyrtare të fushatës elektorale, kryesocialisti Rama ndodhet në Shkodër në një takim me biznesin e vogël, së bashku me kryebashkiakun Beci dhe ministren Ibrahimi.
“Ne kemi hyrë në një fazë të re me hapësirat për vajzat dhe djemtë të teknologjisë që kanë nisur të zhvillojnë bizneset e tyre.
Kemi aktiv parkun Dyrana ku mund të regjistrohesh online, jemi duke përfunduar një bazë cilësore në Vlorë dhe në modelin e Piramidës për të pasur brenda programet e TUMOS-s edhe hapësirat për më të rriturit, kemi me Fondin e Zhvillimit projektin për Shkodrën.
Një opsion është që në bashkëpunim me RTSH të shfrytëzojmë një pjesë të godinës dhe ka një pjesë që është e pashfrytëzuar dhe një variant tjetër është te Uzina e Telit, jemi duke punuar.
Dikur ka qenë një hapësirë për orkestrën, besoj shumë që ne duhet të ecim me një program të përbashkët të qeverisë dhe bashkisë specifikisht për artin dhe kulturën në Shkodër sepse kanë një traditë dhe e kombinuar me elementë të tjerë mund të bëjnë një punë të madhe për më shumë turizëm dhe biznes. Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore. Shkodra ka një kontribut në arkivin e botës.”
/ abcnews.al