Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura shënon 55-vjetorin e krijimit. Ai regjistron 516 fonde arkivore dhe një trashëgimi dokumentare prej 35 milionë fletësh. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cilësoi arkivin kujdestar të kujtesës dhe vlerave historike të Forcave të Armatosura.
Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura u nderua nga Ministrja e Mbrojtjes me medaljen e mirënjohjes, ndërkohë që u vlerësuan me medalje edhe dy punonjëset më të vjetra./abcnews.al