Arkitektura popullore në akuarel

schedule16:31 - 20 Shkurt, 2021

schedule 16:31 - 20 Shkurt, 2021

Nga Leontina Nika

Prej 40 vitesh arkitekti Maksim Mitrojorgji ka botuar studime të ndryshme për të evidentuar trashëgiminë ndërtimore të popullit shqiptar, por kësaj here ka zgjedhur një formë të veçantë, magjinë e akuarelit  imponuar disi edhe nga pandemia

Kam një set rreth 220-230 punime nga të cilat 180 janë këtu të reflektuara me dëshirën për të prekur të gjithë tipologjinë ndërtimore në Shqipëri, qoftë banesën qytetare, banesat fshatare, urbane, qytete antike, kishat xhamitë, janë prekur të gjithë ato që në një mënyrë apo tjetër janë quajtur si trashëgimi kulturore”, ka thënë Mitrojorgji.

Në fokus janë qytetet kryesore, si Gjirokastra, Berati ku pasqyrohen tipologjitë e banesave , por pa lënë mënjanë edhe monumentet e kulturës, kisha , ura historike  të cilat ndërthuren me peijsazhet.

Frymëzim për arkitektin mbeten banesat fshatre, të cilat janë unike dhe me Influencat më të pakta, Mitrojorgji i dikton tek banesat fshatare, që gjenden nga Jugu në Veri, e që asnjëherë nuk mund të gjesh dy njësoj.

Punimet e ekspozitës janë pjesë e një seti me 250 punë, që janë realizuar gjatë vitit të fundit. Për të bërë të njohur identitetin tonë arkitekturor në Shqipëri, arkitekti ka sjellë në akuarele banesat tradicionale nga jugu në veri të vendit., ku shpesh disa prej banesave të cilat vijnë me bukurin e penelit, janë thuajse të rrënuara.

Magjia e arkitekturës popullore ne akuarel u prezantohet ne sallën e ekspozitave ne Muzeun Historik Kombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!