Arkeologët izraelitë gjejnë një vezë pule 1 mijë vjeçare

schedule20:50 - 9 Qershor, 2021

schedule 20:50 - 9 Qershor, 2021

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një vezë pule pothuajse 1.000-vjeçare në jug të Tel-Avivit. Gërmimet u zhvilluan në qytetin Javne.

“Studiuesit e zbuluan vezën e paprekur gjatë gërmimeve në një gropë antike”, njoftoi sot Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.

“Edhe në nivelin global, ky është një zbulim jashtëzakonisht i rrallë”, tha në një deklaratë Lee Perry Gal nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit dhe një ekspert për shpendët në botën antike.

Sipas tij, fatkeqësisht veza ka një çarje të vogël, që do të thotë se shumica e lëngut kishte dalë. Vetëm pak përbërje nga e verdha e vezës ishte ende e pranishme për të pasur një mundësi për analiza të ADN-së në të ardhmen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!