“Arkeologët e dikurshëm kishin më shumë pasion”, Gjipali: Brezi i ri ka kualifikimin e nevojshëm teorik dhe hidhet direkt në praktik

schedule11:11 - 1 Nëntor, 2024

schedule 11:11 - 1 Nëntor, 2024

Arkeologu Ilir Gjipali ka thënë në emisionin “Pas Mesnate” se tani kushtet për t’u përgatitur për degën e arkeologjisë janë shumë më të mira se dikur dhe brezi janë shumë të përgatitur në pikëpamje teorike.

Ai ka theksuar se sot çdo arkeolog këtu apo jashtë e merr të gjithë kualifikimin e nevojshëm teorik dhe ai hidhet direkt në praktik.

Sipas Gjipalit, ndryshimi qëndron se arkeologët e dikurshëm kishin më shumë pasion se ata aktualët.

“Tani kushtet janë shumë më të mira dhe unë gjithmonë them që brezi i ri janë shumë të përgatitur se ne në pikëpamje teorike, sepse mbarojnë shkollën me destinacion arkeologjinë. Ne atëherë mbaronim histori-gjeografi, bënim dhe arkeologji, merrnim pjesë dhe në ndonjë ekspeditë, por kaq. Ato të tëra ishin rezultat i punës individuale që bënte secili dhe praktika në terren në gërmime dhe duke vajtur te njëri-tjetri në gërmime dhe në fund bënim dhe sensione shkencore, që diskutonim mbi gërmimin e secilit, aty diskutonim me njëri-tjetrin dhe përfitonim nga njëri-tjetri. Ndërsa sot çdo arkeolog këtu apo jashtë e merr të gjithë kualifikimin e nevojshëm teorik dhe ai hidhet direkt në praktik.

Mbaj mend për shembull që kishim studentët tanë që i merrnim nëpër ekspedita dhe ata fituan aq përvojë, sa duke vajtur nëpër gërmimet në antikitet, gërmimet në mesjetë, trajtimi i gjithë materialit studimor, pastaj dhe me ilustrime dhe dokumentacione, ata i përvetësonin të gjitha shumë mirë. Më kujtohet kur isha në gërmimet në Korçë, më thotë ajo kolegia që bashkëpunonim që ishte nga një universitet në SHBA, kishte sjellë dhe ajo tre doktorantë dhe unë kisha 2 doktorantë ndërkohë. Mirëpo e shikonte profesionalizmin e studentëve shqiptare dhe më thoshte mua, ‘a mund që t’i vësh dhe këta doktorantët e mi që të mësojnë paralel nga doktorantët e tu’.

Janë shumë  të kualifikuar, por ne kishim pasionin dhe nuk e dimë se sa e kanë këta tani. Por ç’është e vërteta janë shumë të kualifikuar”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!