Turizmi ka dhënë efekte pozitive edhe në të ardhurat në arkën e shtetit. Në 9 muaj në buxhet janë arkëtuar 516 milionë euro. Sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, të ardhurat totale, për periudhën janar-shtator , arritën në rreth 528.4 miliardë lekë ose rreth 51 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.
Performancën më të mirë gjatë kësaj periudhë e kanë pasur të ardhurat tatimore, të cilat për 9-mujorin 2024 u realizuan në masën 170.6 miliardë lekë,Kontribut kryesor në këtë performancë kanë dhënë të ardhurat nga TVSH që lidhet direkt me konsumin gjatë sezonit veror.
Këtë vit Shqipëria priti 30% më tepër turistë të huaj krahasuar me një vit më parë .Sipas treguesve fiskalë TVSH në import për 9-mujorin rezultoi 115 miliardë lekë, lekë ose 7% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Po ashtu edhe të ardhurat nga TVSH e arkëtuar nga shitja e shërbimeve por edhe e produkteve u realizua në masën 43 miliardë lekë, ose 20% më shumë se 9-mujori 2023.
Vërehet që edhe prej akcizës, e cila është një taksë që aplikohet kryesisht në pije alkoolike e duhan janë mbledhur më shumë para nëse e krahasojmë me një vit më parë. Edhe niveli i investimeve në vend gjatë këtij viti ka pasur një ecuri të kënaqshme.
Nga të dhënat vërehet se në periudhën janar-shtator janë shpenzuar rreth 459 miliardë lekë ose 8 % më shumë nëse e krahasojmë me një vit më parë. Po ashtu rimbursimi i TVSH-së për bizneset rezulton me ecuri të mirë dhe për periudhën 9-mujore 2024 janë 19.1 miliardë lekë, ose 31% më shumë se 9-mujori 2023.
Në këtë ecuri ka ndikuar edhe shkurtimi i afateve për shlyerjen e detyrimeve ndaj bizneseve.
TE ARDHURAT SIPAS ZERAVE:
TVSH në import 115 miliardë lekë
TVSH e arkëtuar 43 miliardë lekë
Akciza 47.2 miliardë lekë
Renta minerare 2 miliardë lekë
Taksat doganore 6.6 miliardë lekë
Taksat nacionale 34 miliardë lekë/ abcnews.al