Arjola Demiri ka reaguar pas deklaratës së koleges së saj, Renada Caci, e njohur për rolin e Luzes. Aktorja shkroi pak kohë më parë se Big Brother i nxori fytyrën e vërtetë Arjolës pas debateve që pati brenda shtëpisë së famshme.
‘’Big Brother VIP” është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë. Një ditë të mbarë, miq!”, shkroi Rezarta duke nënkuptuar se i referohej Arjolës. Lidhur me këtë ka reaguar vetë Arjola e cila është shprehur se Renada është xheloze për të.
“E ka xhelozi profesionale. Një ndër aktoret që kam pëlqyer përpos Albanës, ka qenë dhe Renada dhe e kam vlerësuar me notat maksimale. Thjesht mendoj se ka një xhelozi profesionale. Nuk kemi pasur konflikt. Nuk kam pasur asnjë lloj gjëje kundrejt Renadës.”, tha ajo.
Kjo ka sjellë reagimin e Renadës e cila shprehet: “Kam 13 vjet që bëj rolet e mia. Xheloze unë për dikë? Aq më tepër për filane, më vinte për të qeshur. Kështu që vajzë e mbarë rri urtë ose ik nga ke ardhur. Mos më përmend nëpër emisione.” /abcnews.al