Arjola Demiri mesazh të fortë: Mos kërko kurrë falje se je një grua e fuqishme!

schedule11:48 - 16 Shtator, 2020

schedule 11:48 - 16 Shtator, 2020

Arjola Demiri është padyshim një ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Përpos talentit në aktrim, bukuroshja nga Tropoja ka rënë gjithmonë në sy për paraqitjen e saj tepër tërheqëse. Aktorja ka tërhequr vëmendjen me një foto që ka publikuar së fundmi në Instagram, krahas së cilës ka përcjellë një mesazh të fortë për fuqizimin e rolit të gruas.

Unë jam një grua e fortë. Nuk ndjej keqardhje për veten time, dhe as nuk i lë njerëzit të më keqtrajtojnë. Unë nuk u përgjigjem njerëzve që më diktojnë ose përpiqen të më ulin. Nëse bie do të ngrihem edhe më e fortë sepse jam një e mbijetuar dhe jo një viktimë.

E kam nën kontroll jetën time dhe nuk ka asgjë që nuk mund të arrij. Asnjëherë mos kërkoni falje për të qenë një grua e fuqishme.”, ka shkruar Demiri. xh.d/abcnews.al