Arjola Demiri ka dalë më e fituara nga Big Brother VIP. Aktorja mori një ndër surprizat më të bukura brenda shtëpisë pasi, produksioni i dhuroi një apartament te Kodra e Diellit. Kur Arbana dha lajmin, tregoi se bëhej fjalë për një apartament të madh për tre fëmijët e saj.
Por së fundmi është mësuar dhe çmimi i apartamentit. Emisioni “n’Zoom” ka zbuluar nga burime konfidenciale se shtëpia e Arjolës ka kushtuar plot 200 mijë euro. Pra, dyfishi i çmimit të madh të “Big Brother VIP”. Pasi fitoi apartamentin, ajo u rikthyer sërish brenda shtëpisë me biletën e rikthimit.
Por Arjola nuk arriti dot finalen. Ajo është shprehur se Big Brotherin e saj e ka fituar me dhuratën që i bënë./abcnews.al