Arizona shfuqizon ligjin e vitit 1864 për ndalimin e abortit

schedule09:31 - 3 Maj, 2024

schedule 09:31 - 3 Maj, 2024

Guvernatorja demokrate e Arizonës nënshkroi të enjten shfuqizimin e një ligji që daton në 1864 që ndalonte abortin në pothuajse të gjitha rrethanat dhe që u shpall “i zbatueshëm” nga Gjykata e Lartë  muajin e kaluar.

Shfuqizimi i ligjit të vitit 1864 që Gjykata e Lartë e shtetit e riktheu së fundmi nuk do të hyjë në fuqi deri në 90 ditë pas përfundimit të seancës legjislative, gjë që zakonisht ndodh në qershor ose korrik.

“Ndalimi i abortit i vitit 1864 u miratua nga 27 burra, përpara se gratë të kishin të drejtën e votës,” raportoi Katie Hobbs përmes X, përpara se të nënshkruante tekstin e ligjit të shfuqizimit, i cili u miratua të mërkurën nga Senati i Arizonës me 16 vota pro dhe 14 kundër.

Çështja e abortit është bërë një çështje qendrore e fushatës në vend përpara përballjes së 5 nëntorit midis ish-presidentit republikan Donald Trump dhe presidentit aktual demokrat Joe Biden.

Ligji i vitit 1864 nuk parashikonte përjashtime as për rastet kur shtatzënia ishte për shkak të përdhunimit, as për ato për shkak të incestit.

Fakti që ky ligj u shpall i zbatueshëm ringjalli luftën për këtë çështje në SHBA, i dënuar me tone të ashpra nga Biden, ndërsa u kritikua, në mënyrë më modeste, edhe nga Trump.

Vendimi pasoi një vendim të Gjykatës Supreme federale të SHBA-së në qershor 2022 që hodhi poshtë garancinë kushtetuese të së drejtës për abort.

Që atëherë, rreth 20 shtete e kanë ndaluar ose kufizuar ashpër abortin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!