Në një foto postuar në rrjetin social Instagram, Arilena Ara fituesja e festivalit të 58 të RTSH-së ka hedhur një foto e buzëqeshur dhe e ulur pranë pemës së zbukuruar.
Këngëtarja i ka uruar Krishtlindjet të gjithë fansave të saj.
Kujtojmë që Arilena, e cila fitoi çmimin e parë mbrëmjen e së dielës, ka hequr nga Instagrami moderatoren Alketa Vejsiu pasi kjo e fundit tha se nuk Elvana Gjata nuk kishte nevojë për garë për të konfirmuar atë që është dhe se i vinte keq që nuk i dha dot zë, zërit të publikut.
Gjithashtu edhe Alketa Vejsiu ka hequr këngëtaren nga rrjeti social.
Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion në 2020.
Statusi i Arilena Arës:
“Gëzuar Krishtlindjen!
Bekime dhe Dashuri per ju dhe familjet tuaja.
Dashuri, Arilena” – shkruan këngëtarja.
/abcnews.al