Arilena Ara u shfaq për herë të parë publikisht krah partnerit, çfarë nuk u pa nga finalja e Style Star 2

schedule11:31 - 28 Maj, 2022

schedule 11:31 - 28 Maj, 2022

Të premten mbrëma, spektali i modës në ABC, “Style Star 2”, u mbyll me sukses. Fitues u shpall konkurenti nga Kosova, Choixx, i cili arriti të triumfonte përballë 3 finalistëve të tjerë, Ingrid, Kleopatra dhe Elisjana. Ai mori një kontratë me një nga kompanitë më të mëdha të modës në Paris.

LEXO EDHE: Emocione dhe lot gëzimi, Choixx fiton Style Star 2

Mirëpo, një vëmendje të madhe në spektakël tërhoqi dhe juria, e cila këtë herë kishte pjesë të saj, këngëtaren Arilena Ara dhe producentin e “Style Star 2”, Popi Kola. Dyshja janë shfaqur për herë të parë së bashku në një dalje televizive, ku nuk kanë nguruar të ndajnë edhe disa sekrete lidhur me marrëdhënien e tyre.

Arilena tregoi se ka raste që edhe debatojnë me njëri-tjetrin, por është ajo që thyen akullin e para.

“Realisht u bë pak kohë që s’kemi debatuar. Kjo është shenjë e mirë. Kanë ndodhur që kemi pasur edhe debate të forta që kanë zgjatur 24 orë”, u shpreh ajo.

“Kush e thyen akullin i pari?”, insistoi Kiara.

“Unë jam gjithmonë, patjetër!”, u përgjigj artistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!