Arilena Ara tregon nga kush i mori mesazhet e para, pas fitores

schedule10:42 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 10:42 - 23 Dhjetor, 2019

Sapo e prezantoi këngën e saj në Festivalin e Këngës, në adresë të Arilenës shkuan me qindra mesazhe nga kolegë, miq, fansa. Mes të parëve që e uruan dhe e vlerësuan për këngën, ishte edhe Jonida Maliqi, këngëtarja fituese e edicionit të kaluar dhe përfaqësuese e Shqipërisë këtë vit në Eurovision.

E gjendur në panelin e Post Festival, së bashku me gazetarë të njohur të kulturës, si edhe me kolegë të tjerë, Arilena u përball edhe me pyetjen “A e uroi Elvana Gjata për fitoren?” Çmimi i madh, që diskutohej mes Arilenës dhe Elvanës, shkoi për të parën, por si reagoi Elvana me kolegen e saj?

“Më besoni që nuk i kam takuar dot dhe nuk kam arritur dot të flas me të gjithë. Akoma nuk kam takuar mamin tim… Në atë moment të erren sytë, nuk e di as kë takon, as kë duhet të takosh”, – tha Arilena si për të mos u fokusuar në këtë pjesë. Por nuk e la rastin t’i ikë pa thënë të kujt ishin mesazhet e para: “Jonida Maliqi më ka dërguar një mesazh që nuk do ta harroj, ka qenë ndër të parat, por kam marrë edhe shumë mesazhe të tjera nga kolegë që më kanë mbështetur pafund…”

Ndërsa për Elvanën, ajo tha se e ka mbështetur dhe e ka vlerësuar gjithmonë punën e saj: “Unë Elvanën e kam mbështetur gjithmonë, e vlerësoj shumë punën që ka bërë…”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!