Arilena Ara tregon esencën e të qenurit ‘perfection’ në gjithçka që bën

schedule21:41 - 27 Maj, 2022

schedule 21:41 - 27 Maj, 2022

The Princess of Pop, Arilena Ara ishte e ftuar speciale në finalen e Style Star 2. Në një intervistë të shkurtër Arilena tregoi çelsin e suksesit në jetën e saj, ku së fundmi ka shkëlqyer në kostumin e moderatores.

Si ja del të kesh sukses në çdo gjë që bën? Edhe si moderatore ke shkëlqyer, si je ndierë?- e pyeti Kiara.

‘Jam ndier jashtëzakonisht mirë. Në fakt thyeva akullin, nuk mendoja se do të ishte aq e thjeshtë, megjithatë tani jam mësuar dhe kam lënë muzikën pak në vend të dytë, gjë që ka filluar të më shqetësojë, por është një eksperiencë e bukur’- u shpreh Arilena.

Këtë nuk e besoj- ndërhyri Kiara.

Mos e beso, sapo gënjeva publikisht- vijoi me shaka Arilena. Unë ja dal duke balancuar çdo gjë me kujdes dhe duke u kujdesur për këtë gjë posaçërisht Popi, që është partneri im i një jete, në gjithçka që bëj në karrierë, në muzikë dhe padiskutim familje- tregoi diva e muzikës pop.

A e ke ndjekur Style Star? – e pyeti sërish Kiara.

“Kjo nuk është pyetje sepse edhe po të mos doja, ka qenë Popi që më ka detyruar”- tha me shaka sërish Arilena. Është një spektakël i bukur dhe mendoj se duhej një format si ky në Shqipëri për modën, padiskutim”- shtoi këngëtarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!