Ariana Grande u ka dërguar dhurata për Krishtilindje qindra pacientëve në spitalet e Manchester. Kanë kaluar tre vite nga sulmi terrorist që vrau 22 person në koncertit e yllit të muzikës pop në Manchester Arena dhe këngëtarja ka vendosur të bëjë një gjest të veçantë.
Këngëtarja 27-vjeçare dërgoi dhurata dhe kupona Amazon për pacientët në Royal Manchester Children Hospital dhe Manchester Royal Infirmary – ku një disa prej të plagosurve nga sulmi u trajtuan. Në një postim në Facebook, spitali i fëmijëve ndau fotografi të pacientëve të saj të vegjël që mbajnë dhuratat e tyre.
We are extremely grateful to Ariana Grande for thinking of our young patients this Christmas. It means so very much to…
Posted by Royal Manchester Children’s Hospital Charity on Thursday, December 24, 2020
“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Ariana Grande për gjestin e saj ndaj pacientëve tanë të rinj këtë Krishtlindje,” tha spitali. “Kjo do të thotë kaq shumë për ne që spitali është afër zemrës së Arianës dhe se ajo ka zgjedhur të përhapë gëzim duke dhuruar kupona, lodra dhe dhurata për pacientët tanë.” /abcnews.al