Ariana Grande divorcohet pas dy vitesh martesë

schedule09:14 - 18 Korrik, 2023

schedule 09:14 - 18 Korrik, 2023

Janë konfirmuar thashethemet që donin Ariana Grande dhe Dalton Gomez të përjetonin një krizë të rëndë në martesën e tyre. Sipas burimeve të TMZ, çifti është ndarë që prej janarit 2023 dhe duket se të dy do të bëjnë kërkesë divorci.

Drama ishte ndezur sërish të dielën kur ylli i popit u pa në finalen e meshkujve në Wimbledon midis Novak Djokovic dhe Carlos Alcaraz pa unazën e saj të martesës.

Grande, e cila ishte ulur mes Andrew Garfield dhe yllit të “Bridgerton”, Jonathan Bailey, dukej se reagonte disa herë gjatë ndeshjes duke mbuluar gojën me dorën e djathtë ndërsa dora e majtë ishte e zhveshur nga unaza.

Sipas burimit të cituar nga TMZ, çifti u përpoq të rikthehej së bashku dy muaj më parë, por nuk ia doli.

Ariana Grande dhe Dalton Gomez filluan lidhjen në janar 2020 dhe u bënë publike me romancën e tyre në videoklipin e saj muzikor për Stuck With You, një duet me Justin Bieber.

Pesë ditë pas Krishtlindjeve 2020, Ariana zbuloi se ajo dhe Dalton ishin fejuar. Ata u martuan në maj 2021 me vetëm 20 të ftuar./abcnews.al