Ariana Grande dhe The Weeknd bëhen bashkë? Fansat më të entuziamuar se ndonjëherë

schedule11:35 - 20 Prill, 2021

schedule 11:35 - 20 Prill, 2021

Këngëtari The Weeknd ka publikuar një video të shkurtër, në të cilën dëgjohet duke kënduar Ariana Grande.

Në fakt ajo nuk nuk po këndon një këngë të panjohur, por “Save your tears” të The Weeknd.

Këngëtari nuk ka dhënë asnjë lloj shpjegimi në Instagram, por vetëm ka etiketuar në postim Grande-n. Kjo e fundit po ashtu ka publikuar të njëjtën gjë në adresën e saj.

Pas këtyre postimeve, fansat e dy artistëve kanë nisur të dyshojnë se ata kanë bashkuar forcat për një remix të këngës “Save your tears”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Weeknd (@theweeknd)

Kujtojmë që në vitin 2014-të këngëtarët publikuan bashkëpunimin e tyre të parë “Love me harder”, për albumin “My everything” të Ariana-s. Kjo këngë theu rekorde shikueshmërie për shumë muaj./abcnews.al