Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ari fuqizohet, Bitcoin bie/ Eksperti shpjegon faktorët: Kriptovalutat ndikohen nga spekulimet, investitorët po tërhiqen

schedule14:37 - 26 Nëntor, 2025

schedule 14:37 - 26 Nëntor, 2025

Por, teksa ari shihet si një strehë e sigurt, e kundërta ndodh me tregun e kriptovalutave është luhatur ndjeshëm javët e fundit për shkak te riskut te larte, duke shënuar humbje rekord në 1 trilionë dollarë.

Analistët ndërkombëtarë të tregut e kanë cilësuar këtë periudhë dimri për kriptot.

Por kush janë faktorët që po zhvlerësojnë tregun?

Eksperti i tregut të kriptomonedhave, Shahin Dokuzi, i ftuar në “Money Report” u shpreh se ky treg ndikohet shumë nga spekulimet, por aktualisht vlera e tyre në treg është në rënie dhe se investitorët po tërhiqen.

Ndërkohë, çmimet e arit pritet të zgjerohen me tej edhe vitin e ardhshëm. Parashikimin optimist e ka bërë Deutsche Bank sipas të cilës në vitin 2026 ari mund të tejkalojë 4 400 dollarë, ndikuar veçanërisht nga blerjet e bankave qendrore. Ari ka parë një rritje të fortë përgjatë këtij viti me 59%, ndikuar nga pasiguritë e mëdha ekonomike dhe politike.

Eksperti theksoi se fuqizim i arit do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e vlerës së kriptomonedhave.

“Nga rënia që shihet investitorët janë tërhequr nga monedhat virtuale. Amerikanët ose e gjithë bota po mundohen të investojnë dhe fikja e këtyre monedhave do ishte e frikshme. Bitcoin rriten nga spekulimet.

Ethereum dhe Bitcoin janë dy monedhat bazë. Ari do rritet dhe kjo bën që kriptomonedhat do të ulen. Kjo ndikohet dhe nga rritja e normës së interesit. Nëse rriten asetet e tjera, rritet inflacioni, norma e interesit, kjo do të ndikojë në rënie të tyre”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!