Gjykata e Apeli ka publikuar sot vendimin e zbardhur të datës 3 mars, që i dha siglën dhe vulën e PD kreut të komanduar Enkelejd Alibeaj.
Në vendimin e argumentuar prej 90 faqesh thuhet se në vendimin e gjykatës së shkallës së parë, janë anashkaluar provat, duke konsideruar mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PDSH, një tubim të organizuar nga persona të caktuar jashtë institucioneve të Partisë”.
Janë disa argumente të trupit gjykues, ku më kryesoret janë ato sa i takon vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili njohu grupin e Rithemelimit për të drejtuar PD. Në vendimin e Apelit thuhet se ky vendim ka qenë një vendim i njëanshëm, kjo për edhe për faktin se gjyqtari Zhukri ka kërkuar të japë dorëheqjen nga kjo cështje, për shkak të njohjeve të tij me anëtar të Rithemelimit. Për këtë arsye gjykata argumenton se ka cënim të vendimit të dhënë prej tij.
Një tjetër argument i GJykatës, ka të bëjë me njohjen e Enkelejd Alibeajt si personi që mund të bëjë ankimimin. Trupi gjykues argumenton se edhe Enkelejd Alibeaj përfaqëson Partinë Demokratike njësoj si Rithemelimi dhe për këtë duhet të njihej si palë në proces.
Trupa gjykuese me relatore Elona Mihalin, anëtarë Astrit Kalanë dhe Irda Kacerja prishi vendimin e Agron Zhukrit, i cili vendosi të njohë Kuvendin e Sali Berishës, të mbajtur me 11 dhjetor 2021, duke njohur Alibeaj si kryetar të komanduar të PD.
Argumentet e plota të trupit gjykues, i lexoni këtu