Argjira Spanca flet për ndarjen me Dj Geek

schedule17:20 - 18 Maj, 2019

schedule 17:20 - 18 Maj, 2019

Nga këshillat e fundit të modës tek të pathënat e marrëdhënies me Dj Geek, Argjira Spanca rrëfen shumë për punën e saj dhe jetën private në një intervistë me Kildën për emisionin “Thumb”.

Kilda: Gjira është e dashurua, në një lidhje?

Argjira: E dashuruar jo, single po! Shumë keq është kur thua singel sikur po e qet veten në dispozicion.

Kilda: Unë kam dëgjuar që ke qenë në një lidhje me Dj Geek për shumë vite. Shkaku i ndarjes tuaj ka qenë fakti se ai ishte DJ dhe ishte i ekspozuar me shumë goca lart e poshtë apo kanë qenë të tjera të tjera arsye që menduat t’i jepnit fund? Keni qenë 8 vite bashkë mos gaboj…

Argjira: Po i paske marrë informacionet e sakta. Është hera e parë që po fol për këtë pjesë sepse nuk kam folur kurrë në jetë dhe e kam mbajt shumë për vete. Me Gencin po është shumë e vërtetë, ka qenë lidhja ime e parë me të dhe e respektoj akoma shumë dhe është shumë-shumë njeri i mirë. Ndarja erdhi jo për një arsye të caktuar po shumë thjesht secili në punën e vet. Po ndahen njerëzit me fëmijë. Jo realisht nuk ka pasur ndonjë arsye të caktuar.

Kilda: Vazhdoni të ngeleni miq sikur bëjnë shumë çifte pas një ndarje që flasin takohen thjesht si miq?

Argjira: Jo jo nuk kemi kontakt me njëri-tjetrin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!