Argjira Spanca dhe Graciano Tagani konfirmojnë lidhjen e dashurisë

schedule15:21 - 16 Maj, 2021

schedule 15:21 - 16 Maj, 2021

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani kanë qenë kryefjalë e mediave rozë ditët e fundit pasi u përfolën se kanë nisur një lidhje dashurie. U raportua gjithashtu se blogerja dhe balerini i famshëm kanë nisur dhe bashkëjetesën. Vetë Graciano konfirmoi se është në një lidhje gjatë një interviste, megjithëse nuk zbuloi se bëhej fjalë për moderatoren.

“Jam në një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dashuria. mqë ka plotësuar shpirtërisht.”, deklaroi Tagani. Së fundmi, ata kanë konfirmuar thashethemet në emisionin “E diell”, ku dhe nisën shkëndijat e para të dashurisë.

Argjira dhe Graciano konfirmuan në emision se janë bashkë. Me shaka, moderatori Edi Manushi iu drejtua Argjirës duke i thënë se mes miliarda njerëzve zgjodhi pikërisht atë, ndërkohë që blogerja ia ktheu duke qeshur: “Po pse mo të duket zgjedhje e keqe?”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!