Në oqeanin Atlantik vazhdojnë kërkimet për të gjetur nëndetësen ushtarake të Argjentinës që rezulton e zhdukur prej të mërkurës. Autoritetet dyshojnë se nëndetësja ka pësuar një defekt teknik.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e një nëndetëse ushtarake argjentinase me 44 anëtarë në bord, e cila rezulton e zhdukur që prej së mërkurës ndërsa po lundronte në Atlantik, midis portit të Ushuaia-s dhe qytetit Mar del Plata. “Ne nuk kemi arritur ende të gjejmë ose të vendosemi nën kontakt vizual ose me radarë me nëndetësen “Ara San Juan “, tha zëdhënësi i marinës argjentinase.
Nëndetësia u nis dhjetë ditë më parë nga porti i Mar del Plata, një qytet 400 kilometra në jug të Buenos Aires, për të arritur në Ushuaia (3,200 kilometra në jug), ku mjeti lundrues kaloi tri ditë para fillimit të udhëtimit të kthimit.
Komunikimi i fundit me nëndetësen është bërë mëngjesin e së mërkurës. Të enjten pasdite nisën kërkimet nga deti dhe nga ajri, por ende nuk ka patur asnjë rezultat, sipas zëdhënësit, i cili ka sqaruar se operacioni i kërkimit ka vazhduar gjatë këtyre ditëve edhe natën por edhe në kushtet e vështira atmosferike të ditëve të fundit në argjentinë.
Por autoritetet, pavarësisht kërkimeve, janë të rezervuar në dhënien e detajeve rreth fatit të nëndetëses e cila ka një ekuipazh prej 44 personazh. Një nga hipotezat e parashtruara është një problem komunikimi: “Mund të ketë pasur një problem të baterisë, për shkak të mungesës së furnizimit me energji”, tha zëdhënësi i Marinës, i cili tentoi kështu të mohojë raportimet e shtypit vendas që flasin edhe për një zjarr të mundshëm tragjik në nëndetëse./abcnews.al