Argjentinë, tre të vdekur nga zjarrvënia e qëllimshme, dyshohet për “krim urrejtjeje” ndaj komunitetit LGBTI+

schedule11:02 - 13 Maj, 2024

schedule 11:02 - 13 Maj, 2024

Tre persona kanë humbur jetën pasi u sulmuan me kokteje motolov fundjavën e kaluar në Buenos Aires të Argjenstinës. Vdekja e tyre u quajt si “krim urrejtje” nga komuniteti i LGBTI+.

Viktima e tretë, 43 vjeç , ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës, sipas autoriteteve shëndetësore. Gruaja e parë, 52 vjeçe, vdiq menjëherë pas zjarrvënies dhe e dyta, në të njëjtën moshë, të mërkurën e kaluar, pas zjarrvënies që ndodhi më 6 maj, në një ndërtesë, e cila është një lloj konvikti ku qëndrojnë disa familje.

Sipas informacioneve dyshohet së një 62-vjeçar, i cili jetonte prej vitesh në pallat, për një arsye ende të panjohur, hodhi një mjet ndezës të improvizuar, një koktej molotovi, drejt dhomës ku jetonte dhe strehohej një çift lezbikesh. Autori i dyshuar i ngjarjes u arrestua menjëherë, ndërsa banorët e pallatit u evakuuan për çështje sigurie. /abcnews.al