Argjentinë, regjistrohen thirrje për ndihmë nga nëndetesja e zhdukur

schedule12:49 - 19 Nëntor, 2017

schedule 12:49 - 19 Nëntor, 2017

Ministria e Mbrotjes argjentinase ka bërë me dije se ka ende shpresë për të gjetur nëndetësen e zhdukur me 44 persona në bord. Autoritetet bëjnë me dije se kanë marrë 7 tentativa për komunikim nga nëndetësja.

Nëndetësja e zhdukur që prej të mërkurës në argjentinë dyshohet se ka tentuar që të bëjë thirrje telefonike satelitore për tu lidhur me bazën detare. Kështu kanë njoftuar autoritetet vendase të cilat vijojnë që prej mesjavës kontrollet për gjetjen e nëndetëses me 44 antarë ekuipazhi në bord.
“Thirrjet, që kanë zgjatur nga 4 deri në 36 sekonda, u bënë në orën 10:52 dhe 3:42 në baza të ndryshme detare, por komunikimi nuk mund të vendosej”, tha ministria e Mbrotjes argjentinase. “Po punojmë që ta gjejmë saktësisht transmetuesin. Këto përpjekje dëshmojnë se ekuipazhi po përpiqet të rivendosë kontaktin”, tha ministria.
Pozicioni i fundit e njohur e anijes, ishte pikërisht 432 km larg nga brigjet e Patagonisë.
Autoritetet thanë se nëndetësja ndoshta ka pësuar një defekt në sistemet e komunikimit, por sipas procedurave ushtarake ajo duhej të kishte dalë në sipërfaqe. Janë duke u zhvilluar operacione të shumta kërkimore, me mbështetje logjistike nga Kili, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe./abcnews.al