Argjentinë, gjykatësi që do të dëshmonte kundër Kirchner është vrarë

schedule11:35 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 11:35 - 27 Dhjetor, 2017

Një gjykatës në Argjentinë, që u raportua si i vetëvrarë 3 vjet më parë, rezulton nga hetimet të jetë vrarë nga persona të tjerë. Kjo ngjarje ka ndodhur pikerisht në ditën kur gjykatësi duhet të dëshmonte kundër ish-Presidentes së vendit Kirchner, në një proces në ngarkim të saj.

Nuk ka më asnjë dyshim se gjykatësi argjentinas Alberto Nisman është vrarë. Ai u gjet i pajetë në 19 janar të 2015-ës në apartamentin e tij, dhe pranë tij ishte një pistoletë. Nisman atë ditë duhej të dëshmonte në parlamentin e Argjentinës kundër presidentes në atë kohë Cristina Kirchner, e cila akuzohej se kishte mbrojtur agjentët iranianë të cilët në vitin 1994 vendosën një bombë në qendrën hebreje në Buenos AIres, duke shkaktuar 85 viktima

Pas hetimeve që zgjatën tre vejt, dhe një dosjeje prej 656 faqesh, gjykatësi vendosi se plaga në kokën e Nisman nuk ishte shkaktuar si pasojhë e vetëvrasjes, por ai është vrarë. Ish-bashkëpunëtori i gjykatësit Nisman Diego Lagomarsino është akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e tij.

Ky i fundit ka pranuar se i kishte dhënë pistoletën gjykatësit për vetëmbrojtje, e njëjta armë me të cilën është kryer dhe vrasja ditën që di do të dëshmonte kundët ish presidentes e cila tashmë është senatore. Kirchner u akuzua në fillim të këtij viti për tradhti falë provave të mbledhura nga gjykatësi  vrarë, për rolin e sja në mbulimin e agjentëve iranianë. Sipas të përditshmes izraelite Haretz, Kirchner e ka bërë këtë në shkëmbim të normalizimit të marrëdhënieve me republikën islamike dhe për të përfitusr një çmim më të ulët për naftën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!