Argjentina regjistron mbi 3 milion raste me Covid që nga fillimi i pandemisë

schedule07:53 - 3 Maj, 2021

schedule 07:53 - 3 Maj, 2021

Argjentina ka tejkaluar pragun e tre milion rasteve me koronavirus.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit në Argjentinë janë shënuar 11, 394 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3,005,259 të prekur.

Autoritetet raportuar 156 viktima, numri i të cilëve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 64,252 humbje jete.

Sakaq sipas raportit shëndetësor të publikuar, raportohet se 5, 371 pacient me Covid janë shtruar në njësinë e reanimacionit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!