Argjentina ka raportuar numrin më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga ministria e shëndetësisë.
Vendi raportoi të paktën 20,870 raste të reja, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në të paktën 2,428,029. Për më tepër, vendi raportoi të paktën 163 viktima, duke e çuar numrin e viktimave në 56,634.
Ekziston një “rritje e qëndrueshme dhe e përshpejtuar e rasteve me Covid-19, ku vala e dytë është tashmë një fakt”, tha ministrja e shëndetësisë e Argjentinës Carla Vizzotti gjatë një konference për shtyp të martën.
“Gjatë tri javëve të fundit, nga një javë në tjetrën, rastet u rritën fillimisht me 5%, pastaj me 11% dhe në javën e fundit rritja e rasteve ishte më e madhe se 30%.
Edhe në disa rajone të tilla si Buenos Aires, rritja e rasteve ishte më e madhe se 40% në një javë të vetme “, tha shefja kombëtare e epidemiologjisë dhe informacionit strategjik të Argjentinës, Analia Rearte.
Për më tepër, autoritetet shëndetësore bënë të ditur se numri i rajoneve që raportuan një “rrezik të lartë epidemiologjik” shkoi nga 48 një javë më parë në 85 këtë javë dhe se numri i njerëzve në rrezik shkoi nga 12 milion në 25 milion./abcnews.al