Argjentina godet Rusinë e Kinën, tërheq vendimin për anëtarësim në BRICS

schedule14:50 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 14:50 - 30 Dhjetor, 2023

Presidenti i ri i Argjentinës, Javier Milei ka tërhequr vendimin për anëtarësim në organizatën BRICS, duke i dhënë një goditje shtetit rus dhe atij kinez, të cilat ishin kryesoret në këtë organizatë, rivale e G7.

Në një letër drejtuar liderëve të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, Milei tha se vendimet e marra nga qeveria e mëparshme ishin rishikuar. Vendet e BRICS shihen shpesh si një kundërpeshë ndaj botës së udhëhequr nga Perëndimi.

Argjentina ishte në mesin disa vende që pritej t’i bashkohet grupit. Ndryshimi i vendimit vjen pasi Milei, i cili fitoi zgjedhjet në muajin nëntor, po mer vendime radikale për të rigjallëruar ekonominë e kombit të Amerikës së Jugut.

Ai pasoi Alberto Fernandez, pikëpamjet e të cilit ishin më të lidhura me ato të anëtarëve ekzistues të bllokut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!