Vjen një moment që bëhet e pathyeshme.
Kombëtarja e Argjentinës është e vetmja në kupat e botës që nuk gabon kurrë nëse arrin deri në gjysmëfinale.
Kjo traditë ka nisur gati 100 vjet më parë, kur “gauçosit” u kualfikuan për në finalen e humbur më pas ndaj Uruguajit në Montevideo, me suksesin e thellë 6-1 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Do të duhej të kalonte shumë kohë për t’u krijuar tradita, pasi “albiselestët” nuk mundën të kishin vazhdimësinë e një Italie, Brazili apo Gjermanie.
Një gjysmëfinale e madhe u luajt në 1986 në stadiumin legjendar “Azteka”, në të cilën argjentinasit mundën 2-0 Belgjikën, me dy gola të mëdhenj të Diego Armando Maradonës.
Kjo, vetëm pak ditë pasi Gjeniu i futbollit shënoi dy rrjetat e tij historike kundër Anglisë.
Shkuan vetëm 4 vjet dhe kampionët e botës të 1986-ës arritën finalen edhe në 1990 në Itali, pas suksesit me penallti në katërshe kundër vendasve të Italisë.
Fituesi u përcaktua nga 11-metërshat pasi 120 minuta përfunduan 1-1 në Napoli.
Edhe në 2014, pra pasi kaluan 24 vite, Argjentina kaloi me penallti Holandën në Kupën e Botës të zhvilluar në Brazil, në të cilën humbën finalen ndaj Gjermanisë me shifrat 1-0.
Sërish nën udhëheqjen e Lionel Mesit, kampionët e Amerikës Latine mundën lehtë 3-0 Kroacinë në 2022 në Katar, në një gjysmëfinale me një sens të vetëm, të ndriçuar nga klasi i 8 herë fituesit të Topit të Artë.
E fundit ishte pikërisht gjysmëfinalja e luajtur pak ditë më parë përballë Anglisë.
Triumfi u arrit me përmbysje, me dy asiste të Mesit, dhe me golat nga Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez, ndërsa pritet finalja e kësaj të diele kundër Spanjës.
Edhe në 1978, skuadra e madhe nga Amerika e Jugut arriti finalen, dhe madje fitoi kupën e artë të FIFA-s, por Botërori I atij viti ishte me sistem grupi, jo me çerekfinale e gjysmëfinale.
Rekordi është I gjithi argjentinas, por “gauçosit” nuk kanë pasur gjithmonë fat në finale, pasi kanë fituar vetëm 3 nga 6.



