Argita Malltezi në SPAK/ Nura: Leksion për personalitetet publike që t’i verifikojnë lajmet përpara se t’i publikojnë

schedule23:42 - 9 Janar, 2025

schedule 23:42 - 9 Janar, 2025

Argita Malltezi është thirrur të enjten në Prokurorine e Posaçme pas kallëzimit të gjyqtares Irena Gjoka mbi një deklarate të vajzes së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Malltezi dha sqarime për rreth 30 minuta në lidhje me thëniet e saj, se gjyqtarja Gjoka ka marrë një shumë prej 500 mijë euro, për t’i lehtesuar pozitat penale një ish-eksponenti të Partisë Socialiste.

Gazetari Artur Nura, në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, tha se ky duhet të jetë një leksion për personalitetet publike që t’i verifikojnë lajmet përpara se t’i publikojnë.

“Unë besoj se është paralajmërim për zonjën Malltezi, për zotin Berisha. Nuk mundet  një ish president, ish kryeministër, të marrë informacion nga persona anonimë dhe ta bëjë lajm. Ky është leksion për personalitetet publike, që lajmet t’i verifikojnë përpara se t’i publikojnë. Liria e zonjës Malltazi mbaron që preket liria e gjykatëses në fjalë. Duhet të kemi kulturë demokratike, duhet të kemi një leksion nga kjo. Politikisht, janë të gjitha gjasat që të jepet leksioni i duhur”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!