Argita Malltezi është thirrur të enjten në prokurorinë e posaçme pas kallëzimit të gjyqtares Irena Gjoka mbi një deklaratë të sajën.
Avokati Edmond Petraj u shpreh për ‘ Tirana Live’ se marrëdhënia me drejtësinë tregon që ka një rrethanë rënduese.
Sipas avokatit, deklarata në media për gjyqtaren klasifikohet me një vit burg.
“Do të cënohet figura e zonjës Malltezi sepse kemi të bëjmë me funksion publik, jo vetëm se jane pjesë e një institucioni të drejtësisë që marrëdhënia që thuhet dhe është shprehur në rrjete sociale apo media e tregon që ka një rrethanë rënduese.
Rrethanë rënduese është pjesa që kjo deklaratë është thënë në rrjete sociale ose në media e rëndon pozitën e një personi që thotë një të pavërtetë. Nuk e ka në masë gjobe, por klasifikohet me një vit burg. Këto elementë kalojnë direkt në Gjykatë, por në këto kushte duhet parë procesi.
Duke qenë në këtë pikë, do i kërkojnë informacione ku e ke lexuar që e ke shprehur sepse ne këto kushte janë element që nuk mund të klasifikohen në shpifje. Malltezi është një njeri që e njeh ligji dhe për mënyrën si do mbrohet e di vetë. Këtu jemi në kushte që duhet të paraqesi prova se ku e ka lexuar dhe kërkohet database një vendim gjykate që i kërkon broadcastit Meta në Amerikë për të dhënat në këtë kohë. Nëse me kohë gjendet si informacion, por në kushtet që jemi ende nuk e justifikon. Kur është fyerja e personit, presion ndaj gjyqtarit klasifikohet me burgim deri në 3 vjet, por duhen elementë që zonja Malltezi do i kërkoj dhe do i dali për zot asaj që ka thënë. ” / abcnews.al