Argita Berisha dominon Kuvendin e Foltores së të atit/ Asnjë fjalë për “Partizanin”, Berisha junior shmang hetimin e familjes

schedule15:10 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 15:10 - 2 Dhjetor, 2023

Në një fjalim ku praktikisht pranon futjen në politikë, Argita Berisha Malltezi thotë se vjen nga shtresa e mesme dhe se në dhjetor 1990 u ngrit si studente jo për perfitime ekonomike për lirinë.

Vajza e Berishës shmangu nga fjalimi skandalin Partizani dhe arrestimin e të shoqit, por bëri thirrje për ringritje kundër sistemit shtetëror.

Në një raportim për ABC News, gazetarja Erneta Shevroja, e cila ndjek nga afër punimet e këtij Kuvendi, tha se kjo është hera e parë që ajo mban një fjalim në një kuvend kombëtar ku parashtroi qëndrimet e saj që prej viteve të para të demokracisë, duke përmendur episode të tjera prej 2013, për t’u ndalur te pika e fundit e fjalimit të saj, ku i bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen, të reagojnë për t’iu bashkuar aksionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!