FSHF po tenton me të gjitha mënyrat të zhvillojë ndeshjen zyrtare me Islandën në impiantin e ri, por është thuajse e pamundur që nuk arrihet. Nuk ka lidhje me parkimin para stadiumit sepse ai është një element që gjen zgjidhje edhe pse mund të cënojë përkohësisht skenografinë, por momentalisht nuk është fusha gati, aty ku do të luhet. Dhe për të qenë fusha gati duhet testuar maksimalisht impianti I vaditjes.
Presioni në këtë pikë karshi firmës kontraktuese është konstant, por edhe vetë president Duka është mëse i qartë që Islandën nuk e kap dot. Sepse janë disa etapa të tjera tërësisht të domosdoshme që duhen kaluar, si ardhja e inspetktorëve të UEFA-s për një konfirmim, por edhe zhvillimi paraprak në mënyrë të detyrueshme dhe të pashmangshme i një ndeshje kontrolli testimi që do të shërbeje për të verifikuar funksionimin e një mijë e një gjërave që do të kalonin më tej në licensimin përfundimtar. Firma ka ulur pak intensitetin e punëve, dhe me Islandën që duhen pikët, thuajse nuk mund të arrihet, vetëm nëse një mrekulli ndodh në gushtin e nxehtë.
Parkimi nuk është problem, por fusha e cila ende nuk ka nisur dhe që kërkon edhe ajo një muaj kohë për të qenë gati. Më pas verifikimet e tjera dhe ndeshja e kontrollit. Kohët shtrëngojnë, teksa FSHF ka planifikuar që ta inaugurojë “Arenën Kombëtare” në muajin nëntor në sfidën zyrtare eleminatore me Francën. Por, ajo që kërkohet me çdo kusht është të arrihet Islanda. 22 mijë vetë në stadium do të ishin për kombëtaren një suport i madh, për pikët që duhen maksimalisht të merren me këtë rival. Pikët nuk ti jep stadium, sidoqoftë një impiant i ri do të kishte efektin e tij. /ABC News Albania 24/7