Ardjan Çapja u qëllua në shpatull me snajper, çfarë gjeti policia në makinën e djegur të autorëve

schedule12:15 - 8 Qershor, 2020

schedule 12:15 - 8 Qershor, 2020

Dyshohet se autorët e atentatit tentuan ta vrisnin sot Ardjan Çapjan me një snajper.

Siç mëson abcnews.al, në drejtim të tij u qëllua të paktën një herë dhe plumbi e kapi në zonën e shpatullës duke i shkaktuar dëmtimë jo vdekjeprurëse.

Arma, e cila dyshohet se u përdor nga autorët për të qëlluar në drejtim të Ardjan Çapjës u gjet brenda makinës tip “Volkswagen”, e cila u dogj disa kilometra larg vendit të atentatit.

Lexo edhe: Si iu shpëtoi Ardian Capja atentateve të mëparshme dhe “saga” e makinave të djegura

Bëhet fjalë për një armë automatike, e modifikuar si snajper. Megjithatë, duhet që policia të bëjë verifikime të tjera për të vërtetuar nëse u qëllua apo jo me të në drejtim të Ardjan Çapjas.

Në brendësi të makinës u braktisën edhe disa fishekë, ku shpërthimi i tyre gjatë djegies së saj dyshohet se plagosën edhe një zjarrfikës që kishte shkuar atje për të shuar flakët.

Ky është atentati i tretë që i bëhet Ardjan Çapjas, nga i cili ai shpëtoi mrekullisht.

Ngjarjet e rënda mes familjes Ccapja dhe grupeve të tjera në Elbasan kanë nisur në vitin 2005, kur u vra Sokol Ccapja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!