Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Komunës së Preshevës

schedule20:29 - 10 Maj, 2021

schedule 20:29 - 10 Maj, 2021

Ardita Sinani është zgjedhur kryeparlamentare në Preshevë, me 22 vota pro dhe 9 kundër. Ndërsa, nënkryetar në Kuvendin e Preshevës është emëruar Ragmi Mustafa.

Ndërkohë përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, deputeti Shaip Kamberi ka uruar Ardita Sinanin për zgjedhjen si kryetare e Komunës së Preshevës.

“Uroj Arditën për zgjedhjen e sajë në krye të Komunës së Preshevës duke e uruar të qeverisë drejtë, dinjitetshëm dhe të jetë në krye të detyrës për një Preshevë të re. Uroj po ashtu partnerët e koalicionit, z. Ragmi Mustafa për pozitën e zv/kryetarit të komunës e z. Sami Salihu për pozitën e kryetarit të Kuvendit komunal.  Presheva iu kthye Preshevës. Prandaj, uroj gjithë këshilltarët e kuvendit komunal për pjekurinë politike të treguar sot”, ka shkruar Kamberi në rrjetin social “Facebook”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!