Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej.
Alibej deklaroi se informatori i tij ka qenë Ardian Çollaku, i cili u ekzekutua në vitin 2015 në Elbasan. Alibej tha se Çollaku e njoftoi për grabitjen e një argjendarie në Elbasan, nga Nuredin Dumani.
“Ardian Çollaku që sot është i ndjerë, ka qenë informatori im më i besuar te kundërshtarët e mi. Ai ishte kudo, nga siguria që ata kishin me shtet e deri te biseda të tjera. Çollaku ka pyetur Mikel Kamamin, pse e keni nisur këtë punë. Ai i kishte thënë që Endriti ishte i tmerrshëm.
Nga Çollaku mora vesh për herë të parë kush ishte Dashnor Dumani. Edhe lidhjen me Nuredin Dumanin. Ai me.tha që ata kishin bërë një grabitje në Elbasan.
Gjithë emrat që merrja vesh i kontrolloja në TIMS. Nga Çopjat e të tjerë. Me hyrje-daljet e tyre. Në atë kohë përveç Franc Copjas, i cili u largua pas atentatit, të gjithë tjerët ishin në një ishull grek, ata kishin bërë hyrje dalje me të njëjtat makina. Në atë periudhë u fokusova të këta, jo se Suel Çelën e kisha harruar. Suel Çela nuk ka qenë në mënyrë direkte pergjegjes për cfarë ndodhi në familjen time, por në mënyrë indirekte po, duke yshtur, duke folur për atë 50 kg drogë. Por ne nuk kemi pasur nevojë për 50 kg drogë. Në atë periudhë unë kisha humbur besimin edhe te autoritetet. Edhe vetëm mundohesha të gjeja si kishte ndodhur vrasja, duke bërë vetë hetuesin për cdo gjë që ka ndodhur me familjen time dhe ia kam vënë në dispozicion shtetit. Të parit që ia kam vënë pasi u arrestova, ishte Leonard Palushi, të cilit i tregova kush ishin autorët. Pas kësaj, në paraburgim, me erdhi prokurori për të cilin isha në burg, prokurori Ritvan Suka, ia kam thënë të gjitha, i kam thënë bashkojini çështjet se janë të njëjtët njerëz.”, theksoi ai./abcnews.al