Timothy Weah pritet në Torino sot dhe nesër ai do të kryejë vizitat në J Medical përpara se të nënshkruajë dhe të zyrtarizohet.
Kështu, djali i legjendës George Weah do të zërë vendin në skuadrën e Juventusit që do të lihet bosh nga Juan Cuadrado.
Kolumbiani është gati për t’u përshëndetur në mënyrë zyrtare me “Zonjën e Vjetër”. Cuadrado dëshiron të qëndrojë në Itali, por nga Turqia Fenerbahce ka treguar interes./h.ll/abcnews.al